Sporti

Më fund vjen koha për Arda Guler, ja kur pritet të luajë ai

11/01/2023 16:28
nga:L J

Carlo Ancelotti po planifikon të aktivizojë në lojë Arda Güler në ndeshjen ndaj  Rayo Vallecano që do të luhet këtë fundjavë.

Për të parandaluar përsëritjen e dëmtimit të tij, Ancelotti fillimisht do ta lërë Arda të luajë nga 20-25 minuta secili dhe do ta ndihmojë atë të fitojë ritmin e ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Guler u transferua me bujë nga Fenerbahce tek Real Madrid, por ende s’ka mundur të luajë shkaku i dëmtimeve të shumta.

Ai konsiderohet si një lojtar shumë i talentuar dhe që do t’i ndihmojë madrilenëve në ndeshjet e shumta.

/GazetaBlic Sport