Lajme

Me çfarë pasaporte udhëtoi Osmani në Spanjë?

10/06/2023 13:12
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. Por këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia ka treguar se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës në Spanjë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ishte një qytetarë që pyeti se si ka udhëtuar Osmani në Spanjë, ndërsa atij iu përgjigj këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia.

Vitia tha se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize të lëshuar nga ambasada e Spanjes në Shkup, kurse udhëtimi nepërmjet Vjenës. Te gjitha me pasaportë të Republikës së Kosovës. Nuk është hera e parë që kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.” – shkroi ajo në X.