Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar autobusin në rrugën “Rrust Kabashi”, nuk i ishte bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godasë me automjet.
Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


