Lajme

Me 25 vota pro dhe një kundër, zyrtarizohet kandidatura e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

06/09/2021 19:04
nga:L J

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zyrtarizuar kandidaturën e Përparim Ramës, për kryetar të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic.

Siç njofton Gazeta Blic nga burimet e saja brenda LDK-së, kandidatura e Përparim Ramës, është miratuar me 25 vota pro dhe një kundër.

Gjithashtu, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, që është duke u mbajtur aktualisht, janë zyrtarizuar edhe dy kandidatura tjera.

Ekrem Hyseni është votuar për të qenë kandidat i kësaj partie për kryetar të Podujevës.

Lidhur me këtë, Gazeta Blic raportoi para disa orësh.

Kandidaturën për t’i hyrë garës për zgjedhjet lokale të tetorit, e ka konfirmuar edhe Xhafer Tahiri, i cili do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrrisë.

Gazeta Blic, do ju mbajë të informuar me vendimet tjera që do të merren në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

@Gazeta Blic

Vazhdojnë zhvillimet në LDK: Zyrtarizohen pesë kandidatë për kryetarë të komunave për zgjedhjet e tetorit