Lajme

Më 19 dhjetor mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

12/12/2024 08:58
nga:N K

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit të ministrisë, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi, raporton GazetaBlic.