Lajme

“Më 18 mars në Ohër mund të mos ketë asnjë nënshkrim, as nga Kurti as nga Vuçiq, nënshkrimi ndodh në Paris”

03/09/2023 19:10
nga:Y I

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” folur në lidhje me takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sheholli deklaroi se nga informacionet që ata posedojnë si Institut mundet që mos të ketë asnjë nënshkrim nga asnjëra palë, por vetëm pajtueshmëri per nënshkrimin e ketij dokumenti më vonë në Paris.

“Ky do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për të dy palët edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Ajo që pritet nga ky takim në Ohër është që aneks-dokumenti ose plani i veprimit i cili do të ketë kalendarin e saktë për çdo pikë të arritur të marrëveshjes, të pajtohen të dyja palët. Ajo që ne si Institut për Afirmimin e Marrdhënieve Ndëretnike kemi informacione nga faktori ndërkombëtar por edhe nga faktori vendor është që në këtë takim mund të mos ketë asnjë nënshkrim as nga pala kosovare dhe as nga pala serb por një pajtueshmëri e cila do të sillte pas një periudhe shumë të shkurtë një cermoni të gjerë në Paris ku do të nënshkruhej ky dokument i planit franko-gjerman së bashku me aneks-dokumentin apo planin e verpimit”, thotë ai.

Tutje Sheholli tha se presidenti serb Vuçiq do të provojë që ta kuptojë saktë a do të fillojë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse në kete kuptim ka pozitivitet apo negativitet, varet edhe nënshkrimi i tij.

“Ajo që deri tani kemi arritur ta kuptojmë nga Institui jonë dhe në bazë të dhënave nga burimet diplomatike ndërkombëtare është që Serbia, veqanarisht Vuçiq do të provojë që ta kuptojë saktë a do të fillojë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse në kete kuptim ka pozitivitet apo negativitet apo ka informacione që shpien nga themelimi i saj apo jo, varet edhe nënshkrimi i Vuçiqit në këtë dokument. Nëse hipotetikisht nuk ka ndonjë lëvizje të kësaj çështjeje atëherë siç kemi mundur  të vërejmë sot, Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Por nëse fillon inicimi i statutit të Asociacionit të komunave me shumice serbe atëherë ka gjasa reale që serbët te dalin në zgjedhje dhe të fillojë inicimi i kësaj çështjeje.  Por gjithashtu edhe faktori ndërkombëtar do të bëjë trysni që kjo çështje të fillojë të iniciohet. Asociacioni i komunave me shumicë serbe ashtu siç e don Beogradi nuk do të jetë” deklaroi Sheholli për “Gazeta Blic”

Ndërsa gazetari serb, Branislav Krstic, duke komentuar takimin e datës 18 mars tha se dinamika e marrëveshjes do të përcaktohet aty.

Krstic tha se deri ne fund të marsit do të caktohen afate për formimin e Asociacionit si dhe do te merren vendime per kthimin e serbeve ne institucionet e Kosoves.

“Këtë askush nuk do t’ia kerkojë Vuçiqit dhe as Kurti nuk do të nënshkruaje planin gjermano-francez.Dinamika e zbatimit të marreveshjes me gjasë do të percaktohet në Ohër.
Deri në fund të marsit do të caktohen afate për formimin e Asociacionit, do të merren vendime per kthimin e serbeve ne institucionet e Kosovës”

“Pritet që të jetë me e qartë nëse zgjedhjet në Veri të Kosovës do të shtyhen sërish ose Vuçiq do të duhet të dorezohet, se fundi, është në interes të serbeve që të kenë mbrojtje institucionale” deklaroi Krstic per Gazeta Blic.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë konfirmuar pjesmarrjen në takimin e datës 18 mars në Ohër.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.

Siç ka njoftuar zyra e BE-së, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes që çon në rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

/Gazeta Blic/

Lajçak deklarohet për media pas takimit me Kurtin

Konfirmon BE: Takimi në Ohër me 18 mars, kjo është agjenda!