Sporti

Me 15 milionë euro në xhep, Potter udhëtoi në Maldive pasi u shkarkua nga puna

04/06/2023 18:49
nga:L J

Ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter, pasi u shkarkua nga roli i trajnerit, vendosi të pushojë në ishujt parajsorë të Maldiveve.

Sipas The Sun, Potter udhëtoi i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij në një udhëtim me vlerë 23,000 euro, një shumë pak e rëndësishme për trajnerin, pasi ai u kompensua nga Chelsea me 15 milionë euro.

Vlen të kujtohet se pronari i Blues, Todd Boehly i pagoi Brighton-it 24 milionë euro në fillim të këtij sezoni për të siguruar Graham Potter pas shkarkimit të Thomas Tuchel, i cili tani është në krye të Bayernit.

Trajner aktual i Chelseat deri në fund të sezonit është Lampard.

/GazetaBlic Sport