Lajme

Mbyti nëntë mace me thikë, dënohet me 5 vjet burgim

07/30/2021 14:22
nga:Y I

Një roje sigurie është dënuar me 5 vite burgim, pasi ka vrarë me thikë 9 mace.

Mësohet se Steven Bouquet ka therur në total 9 mace midis periudhës tetor 2018 dhe qershor 2019, në Brighton të Anglisë.

Ndërkohë akuzohet se ka plagosur me thikë dhe 7 mace tjera.

Bouquet, i quajtur si “Vrasësi i maceve në Brighton”, u dënua me pesë vjet e tre muaj burg nga Gjykatën e Hove Crown.

Pavarësisht dënimit, vrasësi ka mohuar krimin në gjykatë, shkruan BBC.