Lajme

Mbytet një 17 vjeçar në lumin Mat

05/31/2023 18:57
nga:Y I

Një person është mbytur ditën e sotme në Milot.

Mësohet se një 17-vjeçar ishte futur për tu larë në lumin Mat, por ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, gjarja ka ndodhur në “Urën e Zogut” në Milot.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/ Opinion.al/