Sporti

Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat në ndeshjen Çeki – Shqipëri

09/07/2023 21:34
nga:E K

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Çekisë dhe Shqipërisë.

Rezultati pas fraksionit të parë është 0:0 në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho deri në disa momente kishin një dominim të lehtë në posedim të topit krahas çekëve.

Rast të mirë lëshoi Cikalleshi në minutën e 27-të kur u gjend përballë me portierin, por që nuk pranoi topin siç duhet dhe shpërdoroi një mundësi të mirë.

Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Një numër i madh i tifozëve shqiptarë janë prezent në stadium, të cilët po e përkrahin maksimalisht ekipin shqiptar.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.