Sporti

Mbyllet pa fitues derbi i madh shqiptar, Tirana shumë afër titullit kampion në Shqipëri

05/17/2023 20:37
nga:Lorik J

Derbi i madh shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit është mbyllur pa fitues me rezultatin 1-1.

Skuadra e Partizanit kaloi fillimisht në avantazh me Da Silvan në minutën e 48’të, por ky avantazh u shkri nga super goli i Ardit Deliut në minutën e 81’të, shkruan GazetaBlic Sport.

Një paraqitje shumë të mirë në këtë duel e ka pasur pa dyshim portieri kosovar, Visar Bekaj, i cili priti shumë goditje të Partizanit.

Kujtojmë se ky barazim i konvenon shumë Tiranës, pasi mbetet në vendin e parë në tabelë, tri xhiro para fundit.

Tirana ndodhet në vendin e parë me 60 pikë, dy më shumë se Partizani i vendit të tyre.

/GazetaBlic Sport