Kanë përfunduar pjesët e para të dueleve të Champions League.
Në Itali, Milani dhe Newcastle United kanë shkuar në pushim me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Milani dominoi totalisht në 45 minutat e parë – ku kishte 14 goditje në portë, por nuk gjeti golin, pasi Nick Pope, portieri i Newcastle ishte fantastik.
Krunic, Pobega, Leao, Chukwueze dhe Giroud tentuan, por nuk arritën ta mposhtin portierin kundërshtar.
Ndërkohë, në Zvicër, Young Boys dhe Leipzig poashtu po luajnë baras, por me gola. Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 1-1.
Simakan realizoi për Leipzig, teksa Elia për Young Boys.
/GazetaBlic Sport


