Sporti

“Mbylle gojën”, zbulohet debati i ashpër që kishte Morata me Allegrin në ndeshjen Juventus-Genoa

12/06/2021 10:24
nga:Lorik J

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, u nervozua pas zëvendësimit kundër Genoas.

Morata ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe kështu Massimiliano Allegri e largoi atë menjëherë nga loja, përcjell GazetaBlic Sport.

Morata më pas pati një komunikim të ashpër me menaxherin e tij teksa ai po shkonte drejt pankinës. Sipas mediave italiane, trajneri i Juventusit, Allegri i tha Moratas që të heshte dhe të ulej.

Morata, i cili ka shënuar vetëm një gol në 11 ndeshjet e tij të fundit në Serie A, shpërtheu kur Allegri u përpoq ta përqafonte.

Dyshja nisën të debatonin në publik përpara se Morata të dëbohej në pankinë. Mikrofonat në brendësi të stadiumit Allianz e kapën Allegrin duke i thënë Moratas: “Ti ke bërë një faull, duhet ta mbyllësh gojën!”

Sulmuesi spanjoll është kundërpërgjigjur duke thënë: “Çfarë kam bërë?!”

Ja momenti: