Lajme

Mbretëresha e dinte se nuk do të kthehej nga Balmorali, sipas ekspertes

09/12/2022 18:28
nga:G B

Mbretëresha e dinte që nuk do të kthehej nga Balmorali, sipas një eksperteje të familjes mbretërore.

Katie Nicholl, korrespondente e Vanity Fair, foli sot në BBC i dha arsyet e saj se pse mendon kështu.

“Mbretëresha e dinte që nuk do të kthehej [në Kështjellën e Windsorit apo në Pallatin Buckingham]. Mendoj që ajo donte të mbetej në Balmoral dhe donte që të vdiste atje”, ka thënë Nicholl.

Sipas Nicholl, mbretëresha në Balmoral mund të ishte vetëm “nënë, gjyshe, stërgjyshe” dhe ta “linte kurorën te porta”.