Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 12:00.
Këtë e konfirmoi vet organi ekzekutiv përmes një komunikate dërguar mediave.
Ndërkaq, siç mëson GazetaBlic nga burime brenda qeverisë, në mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Drejtorët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kujtojmë gjithashtu se momentalisht është duke u mbajtur edhe seanca e Kuvendit.
Shaban Gogaj pa mbrojtës, anulohet seanca në rastin ku ai po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt