Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Sipas njoftimi për media në këtë mbledhje të jashtëzakonshme pritet të diskutohet për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”.
Mbledhja nis nga ora 10:00. Ndërsa në ora 11:00, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës.

