Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

03/03/2023 08:48
nga:Gazeta Blic

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje në rend ditë është propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të re, e cila përmban 11 pika ku janë të përfshira disa projektligje, raporte e rekomandime.

Ndër ta është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.​

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.