Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

07/08/2022 07:29
nga:G C

Kryesia e Kuvendit sot mblidhet për të diskutuar për pikat e papërfunduara të seancave plenare dhe për seancën e re.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, raporton RTKlive.

Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.

Kryesia do të diskutojë për përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës si shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.