Lajme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, shqyrtohet raporti vjetor i RTK-së

10/04/2023 07:17
nga:G B

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhje.

Në kët mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022 dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023.

Në këtë mbledhje do të raportojë ministri i Financave, Hekuran Murati lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, po ashtu do të ketë raportim të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullësisë, për këtë të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës).