Lajme

Mbi 6,400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten

09/23/2022 23:42
nga:Gazeta Blic

Më shumë se 6,400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten me rrugë tokësore – një numër i krahasueshëm me trafikun e fundjavës, deklaroi Matti Pitkäniitty, kreu i Njësisë së Çështjeve Ndërkombëtare në Rojet Kufitare Finlandeze.

Por, edhe rreth 3,227 rusë dolën nga Finlanda, shtoi ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Duke i krahasuar këto të dhëna me numrat e gushtit dhe shtatorit, Pitkäniitty tha se Finlanda pa rreth 6,000 rusë që mbërrinin të shtunave.

Më herët të premten, Roja Kufitare e Finlandës postoi në Twitter se radhët e automjeteve në Vaalimaa dhe Nuijamaa – dy pika kufitare në Finlandën juglindore – ishin më të gjata se sa ishin të enjten.

Radha për kalimin kufitar Vaalimaa ishte afërsisht 500 metra e gjatë rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale.