Lajme

Mbesa e Adem Jasharit bëhet asambliste

11/03/2021 18:35
nga:M K

Sala Jashari, mbesa e komandatit të UÇK-së, Adem Jashari, ka arritur të grumbullojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Jashari, e cila në garë ishte në kuadër të listës së pavarur “Ideal”, mori 375 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kjo është bërë e ditur nga publikimet e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Anëtarja e familjes Jashari mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të drejtuar nga Bekim Jashari.

Më i votuari nga kjo listë doli të jetë Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota.