Lajme

Mbërrijnë grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

05/24/2025 16:00
nga:Sh R

Ka mbërritur grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova të cilët ishin nisur drejt vendeve të shenjta për ka kryer Haxhin.

Kjo u bë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas BIK-ut, ata kanë mberritur shëndosh e mirë në Xhide.

“Ata janë pritur nga përgjegjësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur drejt Mekës për t’i akomoduar në hotel”, thuhet në njoftim.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer Haxhin do të udhëtojnë 1 mijë e 576 besimtarë.