Sporti

Mbappe refuzon Al-Hilal, klubi arab i vihet pas yllit të Napolit

07/27/2023 10:25
nga:E K

Al Hilal ishte një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e yllit francez, Kylian Mbappe.

Mbappe prej kohësh ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë më kontratën me PSG, duke bërë që të vërshojnë ofertat drejt tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ylli francez refuzoi ofertë multi milionëshe nga Arabia Saudite duke vendosur që të qëndrojë në Evropë.

Al-Hilal tashmë ka objektivin e ri. Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, emri që ata kanë zgjedhur është Victor Osimhen. Gazeta franceze thekson se Al Hilal është gati të hapë një negociatë të bujshme e me shifra të larta për sulmuesin e Napolit.

/GazetaBlic Sport/