Sporti

Mbappe mbetet prioritet i Real Madrid, por gjigantët spanjoll tani e duan me parametra zero

03/10/2023 17:45
nga:E K

“Kylian, është në duart tuaja.” Pikërisht në këtë mënyrë gazeta AS prezanton një kapitull të ri në telenovelën e tejzgjatur për interesimin e Real Madrid drejt sulmuesit francez.

Megjithatë këtë herë ka një dallim thelbësor, pasi “Los Blancos” nuk do ofrojnë qindra miliona, por e duan francezin me parametra zero, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas AS Real Madrid nuk do interesohet më për të pasi zgjedhjen do ia lë francezit duke e ditur se ky i fundit ka kontratë deri në vitin 2025.

Kylian Mbappe-s i mungon një trofe i Ligës së Kampionëve dhe me këtë fakt “Los Blancos” po përpiqen ta joshin francezin duke pasur parasysh se Real Madrid e fiton shpesh këtë garë.

/GazetaBlic Sport/