Lajme

Mbahet protesta e 6-të në Bashkinë e Tiranës, qëllohet me molotov

05/07/2024 12:22
nga:Y I

Këtë të martë, 7 maj, është zhvilluar protesta e gjashtë në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Një numer i lartë forcave të policisë rrethuan zonën për mbarëvajtjen e protestës. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Me pankarta në duar, protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit.

Në një moment pati dhe tensione mes protestuesve dhe uniformave blu, ku u qëllua me molotov mbi godinën e bashkisë.

Bëhet me dije se një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat gjatë tubmit.