Lajme

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

04/03/2023 09:28
nga:G B

Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe pikat e papërfunduara nga disa Seanca plenare, të mbajtur më parë.

Gjithashtu pikë tjetër është edhe Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pikë tjetër e kësaj mbledhje është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re.