Sporti

Mazzarri: Falënderoj De Laurentiis, te Napolin të paktën deri në fund të vitit

11/24/2023 23:47
nga:E K

Walter Mazzarri ka folur për mediet në prag të ndeshjes së tij debutuese në stoli e Napolit, ndërsa përballë do të ketë Atalanta-n.

Mazzarri theksoi se ndjehet shumë i lumtur që i është besuar drejtimi i Napolit, ndërsa thekson që shpreson të qëndrojë të paktën deri në fund të vitit.

“Këto ditë… më duhet kujdes se si flas, jam i njohur për ankesat, por tani jam një tjetër Mazzarri. Jam mirë, kam fjetur 12 orë në ditë, nuk jam i lodhur. Ajo që bëri Napoli me Spallettin ishte një kryevepër, u emocionova që e pashë, ishte diçka e bukur për të gjithë italianët, futboll i bukur, organizim i madh, një kënaqësi. Kur sheh një ekip të tillë, pas 23 vitesh në pankinë, shpreson t’i drejtosh dhe falënderoj presidentin që më thirri dhe kam në plan t’i stërvit të paktën deri në fund të vitit.”-deklaroi ai.