Lajme

Mavraj: Hashim Thaçi është Ismail Qemali i Kosovës

10/01/2026 17:07
nga:L J

Publicisti Muhamet Mavraj e ka quajtur ish-kryeministrin Hashim Thaçin, Ismail Qemalin e Kosovës.

Ai në fjalën e tij në protestën e 1 tetorit tha se deshën apo s’deshën, nëpër shkolla emri i Thaçit do të mësohet emri i tij.

“Të dashur Baca Pjetër Shala dhe familja jote, i dashur Baca Jakup, i dashur Cal, i dashur Rexh, i dashur Kadri, i dashur Ismail Qemali i Kosovës, Hashim Thaçi”,

“Pavarësisht nëse e duan apo nuk e duan, në shkolla do ta mësojnë emrin e Hashim Thaçit fëmijët e çlirimtarëve, por edhe fëmijë të tjerë. Dhe krejt çfarë duhet të kujdesen është se si e shkruajnë emrin tënd”.