Lajme

Matoshi: Krejt kanë shku në Shqipëri, Kosovën s’po e do askush – si të ishte jetim

11/28/2022 21:33
nga:G C

Komentatori politik, Halil Matoshi teksa ka komentuar Festën e Flamurit, ka thënë se Kosovën s’po e do askush, “si të ishte jetim”.

Matoshi tha se kryeqendra kosovare s’ka as frymë festive në Ditën e Flamurit.

“Jam i vetmi kosovocentrik. Për arsye se krejt po kqyrin kah bashkimi, kah Shqipëria. Kosovën s’po e do kërkush, si me kanë jetim. Prishtina sot është e thatë, e zbazët dhe e varfër në tëra aspektet. S’ka frymë festive, njerëzit s’dijnë e s’dojnë me festu, kanë ikur në Shqipëri”, tha Matoshi në Politiko.

Kastrati: S’shkova në Shqipëri, s’doja t’ia prishja vetes festën duke e pa Kurtin