Lajme

Kastrati: S’shkova në Shqipëri, s’doja t’ia prishja vetes festën duke e pa Kurtin

11/28/2022 21:14
nga:G C

Deputeti nga radhët e PDK-së Ardian Kastrati teksa ka komentuar mbledhjen e liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë të dielën në Tiranë për shkak të festës së 28 Nëntorit, tregoi se pse ai mungoi në seancën e kuvendit.

Ai tregoi se nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje për arsye personale, ndërsa shtoi se nuk ka dashur “t’ia prishë vetit festën e ta shoh kryeministrin Albin Kurti”.

“Disi nuk doja me ia prish vetit festën e madhe duke e pasur përballë Albin Kurtin i cili me trajektoren e zhvillimit të vet politik veç na ka gërdit politikën. Madje edhe Albulena Haxhiun e cila është non grata, kështu që nuk desha me ia prish vetit festën”, deklaroi ai në Kanal 10.