Lajme

Matoshi: Gjithë elita politike ka marrë pjesë në ‘gogolizimin e Asociacionit’

04/24/2024 22:23
nga:G B

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se gjithë elita politike në Kosovë ka marrë pjesë në ‘gogolizimin për Asociacionin’.

Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se Asociacionin kurrë nuk është paraqitur drejt para qytetarëve të Kosovës, raporton gazeta10.

“Unë mendoj që në këtë ‘gogolizim’ kanë marrë pjesë krejt elita politike kosovare, mediat dhe shoqëria civile. Kurrë nuk është paraqitur drejt Asociacioni para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, Asociacionin e ka bazën juridike të Pakoja e Ahttisarit.