Sporti

Massimo Allegri dënohet për kritikat e tij ndaj gjyqtarit, mungon në ndeshjen ndaj Romës

01/08/2022 18:00
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Juventusit, Massimo Allegri, është suspenduar me një ndeshje për kritikat ndaj arbitrave pas barazimit me Napolin (1-1), në ndeshjen e fundit të Serisë A.

Vendimi i këshillit disiplinor e nxjerr Allegrin jashtë takimit me Romën e Jose Mourinhos, të planifikuar për këtë të dielë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mourinho nga ana e tij, i cili kritikoi edhe arbitrimin pas humbjes (1-3) me Milanin, nuk u sanksionua.