Il Corriere dello Sport pretendon se Massimiliano Allegri po mendon të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, kur ai mund të nënshkruajë për një klub saudit ose të marrë një pushim.
Redaktori i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni tha të dielën mbrëma se Allegri do të largohej nga Juventusi në verë, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas raportit, tekniku i lindur në Livorno nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por po mendon seriozisht të largohet nga Allianz Stadium me një vit të mbetur në kontratën e tij.
Allegri thuhet se është i mërzitur nga vizita e Antonio Contes në Vinovo, qendra stërvitore e ekipeve të të rinjve të Juventusit, dhe pretendimet e tij të fundit për një rikthim të mundshëm në Torino.
Kontrata e Allegrit në Allianz Stadium skadon në vitin 2024, por sipas raportit, ai do të ketë dy opsione kryesore nëse largohet nga Juventusi në verë. Kalimi në Arabinë Saudite, ku disa klube thuhet se janë gati ta “mbulojnë me ar” ose të marrë një pushim dhe të presë një telefonatë nga një klub evropian.
/GazetaBlic Sport/