Lajme

Masat e reja anti Covid- Vjen lajmi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë!

01/14/2022 09:23
nga:Y I

Pas festave të fundvitit, vendi ynë po përballet me një numër në rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe atyre me variantin Omicron, raporton Gazeta Blic.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për përkeqësim të situatës duke bërë thirrje emergjente për vaksinim dhe respektim të masave.

Edhe në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme numri i personave që po kërkojnë trajtim për Covid-19 është rritur në dy javët e fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se megjithëse situata momentalisht është stabile mund të ngarkohet në ditët në vijim.

“Eshtë një situatë me një ngarkesë tash për tash të ulet nga rastet COVID-19 që kerkojnë trajtim klinik, por që mund të ngarkohet ditëve në vijim”

Nga MSH kanë folur edhe në lidhje me vendosjen e masave të reja anti Covid.

Nga ky institucion në përgjigjen e tyre dhënë për gazetën tonë kanë thënë se vendosja e masave të reja varet nga ecuria e situatës epdimeologjike.

“Varet nga ecuria e metejme e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që IKSHPK dhe Komisioni këshilldhënës për pandeminë COVID-19 i jep MSh-së/Qeverisë”

Sa i përket marrrjes së dozës së tretë të vaksinës anti Covid, MSH-ja, ka konfirmuar se ka një rritje të interesimit.

Ata kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme për vaksinim.

“Eshtë një ngritje interesimi ditët e fundit, por MSH dëshiron të shoh shumë më tepër të interesuar për faktin që procesi i vaksinimit është i lehtë dhe ka vaksina të mjaftueshme” thuhet në përgjigjen e MSH-së dhënë për “Gazeta Blic”

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid, dy javët e fundit në vendin tonë, infektologët kanë bërë thirrje për vaksinim me dozën e tretë dhe respektim me përpikmëri të masave anti Covid.

Infektologu  Hamdi Ramadani apeloi për vaksinim me dozën e tretë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohen variantet Delta dhe Omicron.

“Mendoj se masat e miratuara duhen respektuar me përpikmeri dhe nga të gjithë,  si qytetarët ashtu dhe institucionet.Ato duhet të monitorohen nëse po zbatohen apo jo, pasi që rritja e rasteve këto ditë është edhe shqetësuese dhe e rëndon situatën pandemike në vend kur masat nuk zbatohen.Vaksinimi dhe imunizimi në masë me dozën e tretë jep siguri për mbrojtje dhe lufton edhe variantet e tjera si  variantin Omicron që është tani dominues në shumë vende të botës dhe i cili po tregohet shumë më infektues se sa Delta covid 19.Doza e tretë është e drejtë dhe e sigurtë nga çdo variantë me Covid 19 dhe me Omicron” tha Ramadani dje për “Gazeta Blic”

Edhe infektologu, Shemsedin Dreshaj, bëri thirrje për respektim të masave aktuale të cilat janë në fuqi.

“Duhet te implementohen masat ekzistuese, nuk ka nevojë për masa shtesë pa u respektu këto aktualet” tha shkurt Dreshaj për “Gazeta Blic”

Numri i raste aktive me Covid ka arritur një shifër të lartë krahasur me dy javët paraprake, duke shkuar në 2 mijë e 811 raste.

Në 24 orët e fundit gjithashtu kanë humbur jetën nga Covid-19, dy persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 427 të tjerë.

Në këtë interval kohor janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

/Gazeta Blic/

“Respektim i masave dhe vaksinim”- Infektologët me apel të ‘fortë’ për qytetarët pas rritjes enorme të rasteve me Covid!

Haxhiu: Qeveria po i shfrytëzon masat për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhim të pandemisë!

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19, apelojnë për vaksinim

Rreth tre mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

01/28/2022 18:17

Shifra të larta të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri