Lajme

Masat e BE-së kanë zero efekt praktik

06/29/2023 11:06
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Më mirë mos i vendosni fare. Nuk kanë efekt. “Po i ngrijna takimet e Stabilizim Asociimit” kishin thanë. Mezi që spresin gjinja. Aty shkojnë “me raportu” hiq skan qejf, besomni. Ende qeveria e Kosovës se kupton dhe nuk funksionon me qenë partner dhe me përfitu nga këto forume. Me zorr shkojnë qato takime, sju pelqen takimi, e shetitja e meditjet po. Ska bash hiq efekt.

As fondet. Shumica e fondeve kthehet mbrapa ne BE. Përmes kontraktorëve nga vendet anëtare të BE. Nganjeherë as 20% nuk mbetet në KS. Është projekti i BE €2milion e nga qato €1.8m paguhen ekspertët e BE. Spo them që nuk jemi faleminderues, jemi shume. Po është naive me mendu që ato masa kanë efekt. Bash zero efekt kanë. Ngrirja e fondeve më së shumti e godet BEnë, përatë nuk do të ndodhë.

Qeveria e Kosovës ka €700 milion ndodhë i len pa i harxhu, e nuk mërzitet. Fondi vjetor i BE është rreth €70 milion. Edhe ato skan me u humbë, vetëm ngrihen. Ska kurfar sensi me i vendosë këto masa fare, ska bazë as nevojë. Por efekti i tyre është zero. Vetëm SHBA dhe NATO kanë leve (laverage) në Kosovë. Ata e kanë përdorë këtë kërcënim dhe tashmë ka arritë efektin. Njeri është pajtu me mbajtë zgjedhje të reja dhe me e terhjek policinë speciale nga objektet e komunave. “Sankcionet” e BE nuk kanë me ndodhë fare. Edhe me ndodhë, zero efekt prakrik. Efekti i vetëm është politik. Por ai tashmë vetëmse dihet.