I përballur me dyshimet rreth të ardhmes së Lionel Messit, Emiliano Martinez, një nga figurat kryesore të Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës së fundit, zbuloi se ai është i gatshëm të bëjë pothuajse gjithçka për të bindur shokun e tij të kombëtares që të nënshkruajë për Aston Villa.
“Unë do t’i shërbeja pije dhe do të gatuaja për të çdo fundjavë. Madje do ulja pagën nëse do të ishte e nevojshme”, tha ai me shaka në një intervistë për ESPN kur u pyet për thashethemet për largimin e mundshëm të Messit nga Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Një rikthim në Barcelonë ose një kontratë miliona dollarëshe për të luajtur në Arabinë Saudite janë skenarët e mundshëm për të ardhmen e yllit argjentinas.
/GazetaBlic Sport/