Sporti

Marrëveshja shumë pranë, Antonio Conte trajner i ri i Real Madrid ?

05/27/2021 23:32
nga:Mergim Rreci

Ka raportime në rritje që Antonio Conte është favoriti i ri për punën e trajnerit tek Real Madrid pasi Max Allegri u kthye në Juventus.

Sky Sport Italia kishte deklaruar këtë mbrëmje se Conte ishte pas Raul dhe madje Mauricio Pochettinos në garën për rolin e trajnerit tek “Los Blancos”, por tani ai është favoriti kryesor, përcjell GazetaBlic Sport.

Allegri kishte qenë sigurisht zgjedhja e parë, por në kohën kur Zinedine Zidane kishte njoftuar largimin e tij, italiani tashmë kishte rënë dakord për një kthim në Juventus me një kontratë katër-vjeçare.

Sipas Sportitalia, Real Madrid tani po rrit bisedimet e tyre me Conte dhe beson se ata mund të bëjnë një marrëveshje relativisht shpejt.

Conte përfundoi kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë dje, pasi i kishte çuar ata në titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2010.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Tottenham dhe PSG, por do ta konsideronte Real Madrid opsionin e tij të preferuar.

/GazetaBlic Sport/