Lajme

Marrëveshja PDK-LVV e arritur në Gjilan, vjen reagimi i parë nga Lutfi Haziri

01/06/2022 15:53
nga:Y I

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se marrëveshja që Vetëvendosje ka arritur me PDK-në në këtë komunë është vullnet i funksionarëve të partisë dhe jo i qytetarëve të Gjilanit.

Nënkryetari i LDK-së u shpreh se janë partia më e madhe në Kuvend Komunal dhe do të sillet si e tillë.

“Ne si LDK ju dëshirojmë suksese dhe punë në interesin e Komunës dhe qytetarëve. LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shty para si opozitë në bashkëpunim me të gjithë. Ne jemi gardian të interesave të qytetarëve të Gjilanit. VV ka zgjedhë partnerët politikë dhe është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve”, tha Haziri për Express.

“Gazeta Blic” ka raportuar gjatë ditës rreth këtij koaliconi të arritur në komunëne  Gjilanit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, dega Gjilan, Riad Rashiti, konfirmoi gjatë ditës për gazetën tonë mbi marrëveshjen e arritur.

“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja VV-PDK për qeverisjen në Gjilan