Lajme

“Marrëveshja e Uashingtonit nuk po respektohet nga Qeveria Kurti – nuk kanë guxim për asgjë”

12/24/2021 21:41
nga:N M

Ish- kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur edhe për marrëveshjen Uashnigtonit të 4 shtatorit 2020, e që ka thënë se nuk po respektohet nga Qeveria Kurti, raporton Gazeta Blic.

“Nuk po respektohet kjo marrëveshje. Nuk e kanë as guximin për ta refuzuar këta që janë në qeveri. Kur është nënshkruar marrëveshja kanë bërë deklarata dhe zotime këta që janë në qeveri që sapo të vijë në pushtet do ta anulojnë. E kanë djeg krejt Prishtinën sa ishin në opzitë për asociacionin e Komunave…. sot janë në pushtet, janë në shumicë, sot kanë shumcië, por nuk kanë guxim për ta sjell në Kuvend marrëveshjen për ASK për ta anuluar dhe nëse je kundër një marrëveshje ta anulojnë siç ka ndodhur me Demarkacionin me Mlin e Zi”, vlerësoi Hoti në një intervistë për “Blic Interview”.