Lajme

“Marrëveshja e Ohrit i mundësoi Talat Xhaferit të bëhet zot në shtëpinë e tij”

01/28/2024 13:57
nga:Genita C

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se marrëveshja paqësore e Ohrit i ka dhënë leje Talat Xhaferit që të bëhet zot në shtëpinë e tij.

Kështu ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit, në ditën kur Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja paqësore e Ohrit i dha leje Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Fituan turqit, romët, vllehët, serbët, të gjithë fituan me marrëveshjen paqësore të Orhit dhe kjo marrëveshje neve na ka bërë zot në shtëpinë tonë dhe ju duhet të jeni krenar sepse për këto 22 vite bashkë kemi punuar”, është shprehur Ahmeti.

Ali kështu u është kundërpërgjigjur politikanëve maqedonas Milloshovski dhe Trajanov të cilët u shprehen të pakënaqur ndaj qeverisjes së Xhaferit.

Talat Xhaferi: Nuk ekzistojnë fjalë që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit, jemi dëshmitarë të një dite historike