Lajme

Talat Xhaferi: Nuk ekzistojnë fjalë që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit, jemi dëshmitarë të një dite historike

01/28/2024 12:02
nga:Genita C

Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka lartësuar kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin. Ai tha se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi tha se sot jemi dëshmitarë të një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar Xhaferi.