Lajme

“Marrëveshja e Brukselit për asociacionin nuk qëndron – Nuk u ratifikua as në Parlamentin e Kosovës, e as në atë të Serbisë”

05/14/2021 22:44
nga:M K

Publicisti Mehmet Kraja ka thënë se marrëveshja për asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën.

Kjo pasi, sipas tij, marrëveshja në fjalë nuk u ratifikua në asnjërin prej parlamenteve gjegjëse, pra në atë të Kosovës dhe Serbisë, përcjell GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kraja ka thënë se efekti i saj juridiko-ndërkombëtar është “nul”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“MARRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN
Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”

LEXO EDHE:

Deliu-Kodra për kërkesën kundër Qeverisë: Presim që Gjykata Kushtetuese t’i japë të drejtë kërkesës sonë

/GazetaBlic/