Sporti

Marotta: Nuk preferoj ta komentoj dënimin e Juventusit

05/22/2023 23:22
nga:E K

Pas dënimit të Juventus me heqje të 10-të pikëve nga renditja, ka folur dhe CEO i Interit, Beppe Marotta, një ish i klubit bardhezi.

“Preferoj të mos flas, është një histori komplekse, nuk do të hyj në merita.

Finalja e Kupës së Italisë? Kjo finale është sigurisht një burim krenarie për ekipin, për trajnerin dhe për të gjithë klubin. Është e qartë se ne do të përballojmë këtë ndeshje me motivim të madh”, është shprehur Marotta