Sporti

Marotta: Jemi krenar që ndodhemi në finale të Champions League

06/05/2023 15:57
nga:E K

Giuseppe Marotta, CEO i Interit, përshëndeti gazetarët e pranishëm në ditën e medias së zikaltërve përpara finales së Champions League dhe gjithashtu është shprehur i lumtur për këtë finale të arritur.

“Një aventurë ka filluar këtu në Appiano që na ka sjellë sot në hapin më të lartë të futbollit, e them këtë me krenari të madhe, në emër të të gjithë klubit.

Është hera e gjashtë në historinë e klubit që prezantohemi në një finale të Champions League. Ne jemi të gatshëm ta nderojmë këtë emërim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke respektuar një kundërshtar të madh”, është shprehur Marotta.