Interi kryeson Serie A, por Juventusi dhe Milani janë aty, me 2 dhe 3 pikë më pak se zikaltrit. Gara për titullin kampion në Itali do të jetë e fortë, por Mario Balotelli sheh favorit absolut skuadrën e Simone Inzaghit.
”Do të shijojmë një sfidë të bukur për vendin e dytë mes Milanit, Napolit dhe Juventusit… Pastaj, nëse ja dalin të kalojnë Interin, aq më mirë për ta.
Sidoqoftë, për momentin, skuadra zikaltër më duket superiore krahasuar me rivalët, edhe pse të flasësh për titullin në nëntor është gjithmonë shumë herët”, deklaroi ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit.
Më pas edhe një koment për Marcus Thuram, autor i 5 golave dhe 7 asisteve deri tani me nënkampionët e Europës.
“Nuk është e vërtetë që Juventusi ka sulm më të mirë se Interi. Kam luajtur me Thuram kur ishte i ri. Ai nuk ishte kaq i fortë, është përmirësuar shumë.
Lukaku apo Thuram? Zgjedh Thuram, për talentin dhe kualitetin që shpreh në fushë”, theksoi sulmuesi i Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.


