Sporti

Marcus Rashford i pakënaqur te United, konsideron largimin nga Old Trafford

03/07/2022 14:06
nga:E K

Marcus Rashford nuk është i kënaqur me situatën e tij në Manchester United.

Sulmuesi anglez po e konsideron të ardhmen e tij, raporton Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Rashford nuk është i kënaqur me minutazhën e paktë në dispozicion për lojë te ‘Djajtë e Kuq’.

Kontrata aktuale e tij te United përfundon në qershor të vitit 2023.

/GazetaBlic Sport/