Sporti

Marco Verratti ka një kaluzolë interesante në pagën e tij

03/29/2023 23:06
nga:Mergim Rreci

Marco Verratti ka rinovuar deri në vitin 2026 me Paris Saint-Germain, por ai ka një klauzolë në kontratën e tij që thotë se paga e tij do të varet nga numri i ndeshjeve që luan.

Sipas Le Parisien, kjo klauzolë është vendosur nga drejtori sportiv Luis Campos dhe është diçka që do të ndodhë në të ardhmen me lojtarë të tjerë, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja nuk i kënaq lojtarët, pasi në rast lëndimi, paga e tyre mund të ulet ndjeshëm. Megjithatë, reprezentuesi italian pranoi këto kushte për të vazhduar mbrojtjen e ngjyrave të skuadrës së Parisit.