Lajme

Maratonës “Vrapo Babadimër” i del në mbështetje dhe Trafiku Urban

12/14/2023 13:09
nga:K G

Me datën 17 dhjetor në Prishtinë, për të ndihmuar fëmijët në repartin e onkologjikut në Prishtinë organizohet edicioni i tetë i maratonës “Vrapo Babadimër”, të cilës do t’i bashkëngjiten 3000 babadimra.

Në përkrahje të organizimit të kësaj maratone, Jusuf Islamit i njohur si babadimri i qytetit të Prishtinës i dolen përkrahje shumë biznese.

Përkrahja nuk mungoi këtë edicion as nga Trafiku Urban i Prishtinës. Përmes njoftimit nga faqja zyrtare e facebook të Trafikut Urban të Prishtinës u tha se me datë 17.12.2023 Trafiku Urban“ liron nga pagesa të gjithë pjesëmarrësit që janë të veshur me kostumin e Babadimrit.