Qendërmbrojtësi shqiptar, i kthyer titullar që pas asaj disfate ndaj Sassuolos (u ndëshkua me karton te kuq) pësoi një dëmtim serioz në minutën e 10-të.
Edhe pse tentoi të kthehej, në minutën e 15-të Mourinho u largua nga fusha për t’i bërë vend Boves.
E gjithë ndodhi për shkak të një përplasjeje me Olivier Giroud në zonën e rreptësisë, e cila bëri që mbrojtësi shqiptar të rrëzohej.
Megjithatë, dinamika e episodit mbetet kurioze: Mancini i jep një shtytje të lehtë francezit Giroud, i cili rrëshqet mbi Kumbulla, që dëmtoi gjurin. Zëvendësimi në këtë rast ishte i pashangshëm.


