Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm, ku dy granata dore janë hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan.
Ai u shpreh se ky ka qenë një një akt terrorist i izoluar, i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme, siç u shpreh ai, që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë.
“Në rastin e sulmeve të tilla, siç ishte rasti djeshëm normal më shumë është çështje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar, mirëpo gjithmonë i indërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë gjatë 24 shtatorit të vitit të kaluar”.
“Normalisht që përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në katër komunat veriore ne e bëjmë pas një koordinimi paraprak me KFOR-in, është një zotim i vitit 2013 të cilin ne jemi duke vazhduar që ta respektojmë dhe ne do të jemi të gatshëm për t’u përgjigjur para çdo sfide dhe kërcënimi, gjithmonë në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë”, ka thënë Maqedonci.